Reformat në gjyqësor, Maksuti: Ligje ka, mungon vullneti politik

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Mungesa e vullnetit politik është fajtore për stërzgjatjen e procesit të reformimit dhe pastrimit të gjyqësorit. Kështu vlerëson profesori universitar Mersim Maksuti, sipas të cilit ligjet në vendin tonë nuk janë problem, pasi që në 90% të rasteve ato janë të harmonizuara me BE-në.

Duke marrë parasysh përpjekjet e mëhershme për pastrim të gjyqësorit, Maksuti thotë se do të duhet të shqyrtohet edhe modeli me të cilit do të realizohet ky proces.

“Ne si vend kemi bërë reforma në gjyqësi në kuptimin e legjislacionit kemi nxjerr ligje dhe ligje të mira, të cilat kanë qenë të sugjeruara të harmonizuara me BE-në, por këtu mungon vullneti politik për zbatimin e ligjeve konkret në praktik” – tha profesori universitar, Mersim Maksuti.

Maksuti thotë se është koha e fundit që qeveria e Zaevit të merret seriozisht me reformat në gjyqësor.

“Kjo është koha e fundit që në mënyrën më serioze dhe më të shpejtë dhe urgjente t’u hyjë reformave të gjyqësisë sepse funksionimi i shtetit juridik, kthimi i sundimit të së drejtës kthimi i besimit të institucionit të këtij vendi varet në rradh të parë nga gjyqësori dhe nga të gjitha organet e drejtësisë” – u shpreh Maksuti.

Sipas Maksutit reformat janë të pashmangshme nëse Maqedonia synon të bëhet pjesë e familjes evropiane, ndërsa pikërisht reformat në sistemin gjyqësor do të përcaktojnë dhe dinamikën e hapërimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE. /TVM2

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Rriten blerjet online në Kosovë

Vaji, sheqeri, pastat, uji dhe veshjet sportive, kanë qenë produktet më të kërkuara për konsum në Kosovë përmes shërbimeve online gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Pandemia ka pasur ndikim te njerëzit për t’i edukuar për blerjet përmes internetit, pasi kërkesa e konsumatorëve për blerjen e produkteve në […]