Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Çerkini. “Po, z. Çeku e ka bërë të ditur edhe vet më 3 shtator se do të intervistohet në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit”.

Intervistimi pritet të mbahet në orën 9:30. Ish-kryeministri i Kosovës e pati thënë për Klan Kosovën: “Jam ftuar në intervistë si i dyshuar, do të udhëtoj më 28 shtator”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *