Aktorët kumanovarë protagonistë kryesor në filmin “Dita e Gruas”

Kanë filluar përgatitjet për film e ri të metrazhit të gjatë “Dita e Gruas” një bashkëpunim mes artistave shqiptar dhe maqedon me regjisor Goce Cvetanovskin dhe producent Driton Ramadani. Në rolet kryesore do të jenë dy aktorët e njohur, Musa Isufi dhe Ismail Kasumi, por edhe aktorja Slagjana Vujosevik.

“Fokusi i tregimit është në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit të detyruar”, thotë regjisori i filmit, Goce Cvetanovski,i cili nuk dëshiron që të jap shumë detaje mbi filmin.

Aktorët kumanovarë, Musa Isufi dhe Ismail Kasumi theksojnë për INA se provat po shkojnë shkëlqyeshëm. Ata në film luajnë rolet e dy vëllezërve, tërë ngjarja është një histori hakmarrje dhe hetimi.

“I falenderojmë producentin dhe regjisorin për mundësinë dhe besimin për t`i luajtur këto role”, thonë dy aktorët që janë të njohur me filmat, serialet televizive, por edhe shfaqjet teatrale, ndërsa janë të pandashëm edhe në jetën e tyre private.

Regjisori Cvetanovski thotë se, aktorët Musa Isufi dhe Ismail Kasumi janë tepër të mirë.

“Ata janë mjaftë të njohur në rajon, me shumë filma të shkurtër dhe me metrazh të gjatë në portofolion e tyre, si dhe seriale televizive. Provat po shkojnë shkëlqyeshëm dhe mezi po pres që të bie valvula e parë dhe prej gjithë aktorëve është i kënaqur”, thekson ai.

Në rolet e tjera janë: Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Avni Dalipi, Egzona Salihu, etj. Ndërsa ndihmës asistent i dytë është Sefedin Shabani.

Drejtori i fotografisë në këtë film është Fejmi Daut, i cili së bashku me Samir Lumën përjetuan një sukses të madh me dokumentarin “Toka e mjaltit”, ndërsa producent i filmit është Driton Ramadani.

Filmi “Dita e Gruas” do të realizohet me përfshirjen e tre gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht, ndërsa xhirimet do të jenë në Shkup dhe Kumanovë. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *