Amerikania shtatzënë shpëton bashkëshortin nga peshkaqeni

Një amerikane shtatzënë ka kërcyer në det, në Florida Keys, për ta shpëtuar bashkëshortin e saj që po sulmohej prej një peshkaqeni.

Policia ka bërë të ditur se 30-vjeçari Charles Eddy ishte zhytur në det kur u sulmua prej një peshkaqeni, raporton “New York Post”.

Bashkëshortja e tij, Margot Dukes-Eddy kishte vërejtur se si peshkaqeni po afrohej dhe kishte kërcyer në ujë “pa hezituar”.

Kur kishte arritur që ta nxjerrë bashkëshortin e saj në një vend të sigurt, familjarët tjerë e kishin thirrur policinë.

Ai po trajtohet në spital për lëndime të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *