Zidane: Barcelona mund të luftojë për gjithçka

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, ka deklaruar se rivali Barcelona ka akoma në përbërje një skuadër që mund të luftojë për gjithçka.

Këto deklarime Zidane i bëri përmes një konference për media ku shtoi se çdo klub ka problemet dhe vështirësitë e tij, mirëpo në këtë rast, Barcelona ka kapacitet që të luftojë për gjithçka, transmeton KOHA.

“Do të jem i respektueshëm. Për më tepër, nuk e di se çka po ndodhë brenda klubit dhe s’dua të përfshihem, mirëpo e di që Barcelona në bazë të ekipit dhe përbërjes, është një klub që do luftojë për të gjitha”, deklaroi Zidane, raporton Goal.

Me gjithë problemet dhe mungesat e përbërjes së parë të klubit, i pari i Real Madridit ka shtuar se ekipi i tij është superior dhe se ai qëndron prapa lojtarëve të tij.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë menaxherët është që afati i transferimeve të vijë dhe të shkojë. Unë mendoj se kam skuadrën më të mirë dhe jam plotësisht pas lojtarëve të mi. Kjo është skuadra me të cilën duhet të punoj, nuk do të kërkoj asgjë më shumë”, ka shtuar ai.

Real Madrid sot do të jetë mysafir i Real Betisit, ndeshje e cila do të fillojë në orën 21:00.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Depay, zgjidhja e parë e Barçës për të zëvendësuar Suarezin

Memphis Depay është zgjedhja e parë e Barcelonës për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar. Siç bën të ditur “Mundo Deportivo”, Depay është dëshira kryesore e trajnerit Roland Koeman. Barcelona thuhet se ka dërguar ofertë rreth 30 milionë euro për sulmuesin që pritet të pranohet nga Lyoni. Përveç Deypayt, në […]