Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën.

“Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin”, tha Borrell.

Borrell tka thënë se duhet të ketë angazhim global për t’iu kundërvënë dezinformimit dhe se duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t’u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë.

Ndër të tjera shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së. Ndërkohë negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Borrell këto deklarata i ka bërë në konferencën e organizuar nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca – EEAS Stratcom – për Ballkanin Perëndimor dhe organizata “Pse Jo” nga Bosnje dhe Hercegovina.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

350 mijë shqiptarë të Kosovës “pushtojnë” Shqipërinë”: Mediat serbe nxjerrin shifrat

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje pushimeve të shqiptarëve të Kosovës gjatë këtij sezoni turistik në kushte pandemie. “350,000 qytetarë të Kosovës u dyndën në Shqipëri”, kështu shkruhet në një artikull, ndërsa i referohet shifrave të publikuara nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. “Ministri shqiptar i Turizmit Blendi Klosi tha […]