Britania merr vendim t’i vendos sanksione Lukashenkos

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Britania i ka vendosur sanksione Presidenit bjellorus, Aleksandër Lukashkenko dhe shtatë zyrtëve të tjerë për mashtrim në procesin zgjedhor dhe dhunë ndaj protestuesve, ka bërë me dije sekretari i jashtëm, Dominic Raab për Reuters gjatë ditës së sotme.

Këshilltari dhe shefi i stafit të sigurimit kombëtar të Lukashenkos janë gjithashtu në listën e të sanksionuarve, ka bërë me dije Raab gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Jugut, shkruan Reuters.

“Ne besojmë se është koha të veprojmë duke ditur se ekziston një shteg për të ndikuar në atë që po luan Bjellorusia. Së pari dhe më e rëndësishmja që duhet të ketë një kosto, është çmimi i abuzimeve të drejtave të njeriut që kemi parë dhe qasjen mashtruese ndaj atij procesi zgjedhor”, ka deklaruar ai.

Bjellorusia është përballur me demonstrata masive që kur Lukashenko, tash e 26 vite në pushtet, është emëruar si fituesi i madh i zgjedhjeve presidenciale te 9 gushtit, ndërsa kundërshtarët e tij i kanë quajtur si zgjedhje të manipuluara.

Ndërkohë, Lukashenko ka mohuar manipulimet e këtij procesi, ndërsa bëhet e ditur se të gjitha figurat kryesore të opozitës, tanimë janë në burg ose të dëbuar.

Raab i ka thënë parlamentit se Britania është duke përgatitu sanksioni ndaj Minks në koordinim me SHBA-të dhe Kanadanë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Armenia akuzon Turqinë se ia ka rrëzuar një aeroplan ushtarak

Armenia e ka akuzuar Turqinë se ia ka rrëzuar një nga aeroplanët ushtarak dhe se piloti ka vdekur gjatë këtij sulmi, transmeton agjencia Reuters. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë se një aeroplan ushtarak armen SU-25 është rrëzuar nga një aeroplan luftarak turk F-16. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, […]