Capital T “zhduket” nga Instagrami

Reperi shumë i dashur për publikun mbarëshqiptar, Capital T, i ka befasuar 1.2 milion ndjekësit e tij në Instagram duke i fshirë të gjitha postimet në këtë rrjet social.

Trimi nuk e ka treguar arsyen prapa këtij veprimi, por siç duket ai po e ndjek trendin e fundit të artistëve të muzikës të cilët i fshijnë fotografitë nga Instagrami pak para lansimit të ndonjë projekti të ri, transmeton Koha.

Besohet se projekti të cilin reperi po e promovon në këtë mënyrë, është pjesa e dytë e albumit të tij të ri “Skulpturë”, që pritet të lansohet më 1 tetor.

Kohëve të fundit, Capital T, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe portaleve për një lidhje të mundshme me bukuroshen shqiptare, Adrola Dushi. Megjithëse dyshja nuk e ka konfirmuar lajmin nëse janë në lidhje romantike ose jo, Adrola morri pjesë në videoprojektin e parafundit të reperit me titull “C’est La Vie”.

Ndër këngët e fundit të Trim Ademit i njohur me emrin skenik Capital T, të cilat i ka shoqëruar edhe me videoklipe si gjithmonë mjaft të veçanta janë: “Braziliane”, “Je T’aime”, “Akull”, “Flawless”, “600PS”, “Flex”, “DMP” dhe të tjerë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *