Leku forcon pozitat ndaj dollarit dhe humb terren me euron

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe humbi terren me monedhën europiane, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 106.07 lekë ose 0.28 lekë më pak dhe euro u forcua me 0.15 lekë duke u kuotuar në vlerën 124.02 lekë.

Terren ka humbur sot ndaj lekut edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 136.54 lekë ose 0.06 lekë më pak.

Ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.26 lekë dhe këmbehet me 115.01 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore/ATSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *