City kërkon Alaban

Manchester City po synon edhe transferimin e David Alabas gjatë këtij afati kalimtar. Sipas mediumeve angleze, City tashmë e ka përgatitur ofertën për kartonin e Alabas, i cili kërkohet me ngulm nga trajneri Pep Guardiola.

Ky i fundit e sheh Alaban si përforcim të duhur për krahun e majtë të mbrojtjes. Alaba së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon vitin tjetër dhe City është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për shërbimet e tij. Alaba këtë edicion ka dy ndeshje dhe një asistim te Bayerni, kurse po kërkohet edhe nga Juventusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *