Kosova pjesë e aksionit të INTERPOL-it ku u arrestuan 166 persona për krim të organizuar

Press Online
0 0
Read Time:52 Second

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona.

Sipas një njoftimi të INTERPOL-it bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni të zhvilluar në Evropën Juglindore është luftuar imigracioni ilegal, trafikimit me armë zjarri dhe trafikimi me drogë, transmeton KOHA.

Operacioni katër ditor, 24-27 shtator, i koordinuar nga platforma multidisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe i udhëhequr nga Guardia Civile e Spanjës, i bashkoi 33 shtete në luftimin e krimit.

Në këtë aksion ishin të përfshirë rreth 9 mijë oficerë të zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe oficerë të Policisë.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar mbi 390 mijë individë dhe mbi 44 mijë automjete në pikëkalime kufitare.

Shtetet që kontribuuan në këtë aksion ishin: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania, Ukraina dhe SHBA.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Williams tërhiqet nga “French Open”

Tenistja amerikane Serena Williams është tërhequr nga turneu Grand Slam i tenisit “French Open”, pasi ka marrë një lëndim të tejzës së Akilit, raporton BBC. Williams 39-vjeçare, fituese e trefishtë e Grand Slamit që njihet ndryshe Roland Garros, ishte paraparë të luante sot kundër bullgares Tsvetana Pironkova. Amerikanja Williams ka […]