28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Dua Lipa së shpejti vjen në bashkëpunim me reperin DaBaby

0 0
Read Time:54 Second

Dua Lipa tashmë i ka bërë bashkë yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”. Por, kush mund të jetë bashkëpunëtori i saj i radhës?

Së fundmi këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri të ditur lajmin se reperi, DaBaby do të jetë bashkëpunëtori i saj i ardhshëm në realizimin e një remixi të ri të këtij hiti, që pritet të lansohet të premten më 2 tetor, transmeton Koha.

Ndërkaq, mbrëmë ylli i hitit “Don’t Start Now” e postoi një video në Instagramin e saj, përmes së cilës e paralajmëron këtë bashkëpunim me reperin e famshëm.

 

Ndoshta talenti i yllit të muzikës rep, DaBaby do ta ndihmojë këngën “Levitating” që të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”.

Remixi i parë i këngës erdhi nga albumi i ri i Lipës i realizuar në bashkëpunim me producenten The Blessed Madonna, i cili e mban titullin “Club Future Nostalgia”. Ky incizim shënoi suksese të jashtëzakonshme, kryesisht në toplistat e muzikës dance dhe elektronike.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %