28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Jennifer Aniston ka menduar të pensionohet

0 0
Read Time:43 Second

Ylli i serisë “Friends”, Jennifer Aniston, e ka pranuar se gjatë vjetëve të fundit ka pasur kohë kur ka menduar të heqë dorë nga puna si aktore, transmeton Koha.

Në një intervistë të fundit Aniston citohet të ketë thënë: “Më duhet të them se këto dy vjetët e fundit, më ka shkuar mendja të pensionohem. Një gjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë gjatë karrierës sime filmike. Një projekt më ndryshe i papërgatitur më ngarkoi shpirtërisht, dhe më kujtohet se në ato momente po mendoja ‘nuk e di nëse kjo punë më intereson më’.”

Dhe nëse ylli 51-vjeçar do të hiqte dorë nga aktrimi, ajo ka treguar se definitivisht si profesion të dytë do ta konsideronte dizajnin e brendshëm.

Ndër vite, Jennifer Aniston ka luajtur në shumë filma të suksesshëm dhe seri të pëlqyera televizive si, “Friends” dhe “The Morning Show”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %