28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Kosova lejon qytetarët e Maqedonisë pa test të kalojnë transit

0 0
Read Time:1 Minute, 4 Second

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës.

Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin.

Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit.

Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës “Test PCR negativ nuk kërkohet për: Shtetasit e vendeve të huaja të cilët kalojnë nga një pikë kufitare në pikë tjetër tokësore ose ajrore Për transportuesit profesionistë (vozitësit) Për transportet e organizuara publike me linja të rregullta ndërkombëtare tranzituese”.

Të hënën heqjen e PCR testit negativ do ta diskutojnë edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Burime nga Komisioni për Sëmundje Infektive tregojnë për Alsat se në mbledhjen e parë të javës së ardhshme Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e testit.

Ky vendim i tyre vjen pas reagimeve të shumta në opinion por kërkesës së Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilat kanë adresuar shqetësimet e tyre nëpër Qeveritë e dy vendeve dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike./ Adrian Kerimi/Alsat-M

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %