Fatime Fetai: Ja përse e pranova Ali Ahmeti dy orë më herët në Prokurori (VIDEO)

Press Online
0 0
Read Time:55 Second

Prokurorja Fatime Fetai ka treguar shkakun se pse e ka pranuar sot një orë e gjysëm më herët kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u mor në pyetje lidhur me rastin “Regjistrimi”.
“Kishte arritur më herët dhe u lut të merret në pyetje më herët për shkak të obligimeve tjera gjatë ditës. U mbrojt. Zgjati 1 orë”, është përgjigjur Fetai me “sms” për Tv Telma.

Marrja në pyetje e Ahmetit ka zgjatur deri në ora 9 e 30 minuta të mëngjesit. Në atë kohë para Prokurorisë kanë filluar të arrijnë ekipet gazetareske për ta mbuluar ngjarjen, transmeton Gazeta Lajm.
Ahmeti ka kërkuar që t’i mundësohet të largohet përmes parkingut nëntokësor të PTHP-së dhe kjo kërkesë i është pranuar. Siç do të shihni në videon më poshtë, ai është larguar me furiostradë Wolksvagen, i shoqëruar nga tri vetura tjera.

Ahmeti ishte në prokurori për rastin “Regjistrimi”, ku dyshohet se bashkë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski në vitin 2011 janë marrë vesh të ndërpresin regjistrimin e vitit 2012, për shkaqe politike. Në këtë mënyrë ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

12 deputetë s’e kanë treguar pasurinë

100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të […]