Zvicra arreston tre shtetas të Kosovës, kishin “lidhje me IS-in dhe Al-Kaidën”

Press Online
0 0
Read Time:52 Second

Autoritetet në Zvicër thonë se ata kanë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida.

Prokuroria federale tha se policia kontrolloi tre shtëpi në kantonin perëndimor të Friburgut të premten, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste.

Të dyshuarit pretendohet të kenë shkelur ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të, raporton agjencia Asoshiated Press.

Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen gjithashtu se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”.

Ata identifikuan katër të dyshuarit vetëm si një grua 28-vjeçare kosovare, një burrë 26-vjeçar kosovar, një 34-vjeçar me dy shtetësi atë, zvicrane dhe kosovare dhe një 29-vjeçare maqedonase.

“Ata kanë qenë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi u kryen të gjitha në të njëjtën kohë”, thanë prokurorët. Informacione të mëtejshme, përfshirë se cili prej të dyshuarve kishte lidhje me cilin grup, nuk janë bërë të ditura nga ana e autoriteteve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Morena Taraku shpenzon afro 500 euro për vetëm një palë xhinse

Këngëtarja Morena Taraku, vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale. Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, publikon me fansat imazhe e video të ndryshme. Ajo së fundmi ndau disa poza atraktive para pasqyrës, në të cilat u shfaq e veshur me një palë xhinse […]