Jim Carrey në rolin e Joe Bidenit

“NBC” dhe “Saturday Night Live” ua ka dhënë shikuesve të emocionuar mundësinë që të enjten ta shohin aktorin Jim Carrey në rolin e kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në reklamën e publikuar në rrjetet sociale, Carrey shfaqet përkrah aktores Maya Rudoph, në rolin e senatores nga Kalifornia, Kamala Harris, e cila është bashkëkandidate e Bidenit.

Rudoph debutoi si Harrisi në emisionin “SNL” më 2019, duke marrë vlerësime të mira nga vetë senatorja. Kjo do të jetë hera e parë që Carrey do ta portretizojë rolin e ish-zëvendëspresidentit amerikan për emisionin që shfaqet tash e sa kohë. Emisioni “SNL” është paralajmëruar që të rikthehet më 8 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *