Inspirimi i modës për femrat e moshës 50-vjeçare

Press Online
0 0
Read Time:57 Second

Dama, vishuni kështu dhe të gjithë do të kthejnë shikimin nga ju. Meqenëse para disa ditësh e kemi pritur vjeshtën, është koha e duhur që të gjejmë inspirimin për veshjet e ardhshme.

Vishuni kështu dhe me siguri të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju, sepse do të dukeni si trendesiste të vërteta, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i ngjyrave kuq-hirtë është gjithmonë i qëlluar. Meqenëse pantallonat janë mjaft të efektshme, këmisha e zezë është zgjedhje e shkëlqyeshme.

Çizmet e kanë “thyer” në mënyrën e vërtetë këtë kombinim, ndërkaq rripi me print interesant ka zbukuruar gjithë këtë tregim mode.

Kostumet gjithmonë janë zgjedhje e mirë, ndërsa ky dezen aktualisht është kryesori.

Temperaturat ende nuk na lejojnë të bartin edhe rroba të shkurtra, ndërkaq kombinimi i bermudeve nga xhinsi dhe çizme të gjata vërtet duket interesant.

Për të sjellë hare në ditët e zymta të vjeshtës, lirisht kombinoni ngjyrat. Kombinimi i ngjyrës jargavan dhe tirkiz është ide e shkëlqyeshme.

Pantallonat nga ky material janë të obligueshme në gardërobën e çdo femre.

Nëse i vishni ato, mjafton t’i kombinoni me xhemper të zakonshëm ngjyrë të bardhë dhe do të dukeni fenomenale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Dalot zyrtarizohet te Milani

Diogo Dalot është huazuar te Milani nga Manchester Unitedi. Lajmin e ka konfirmuar klubin “rossoner” në faqen zyrtare. Mbrojtësi 21-vjeçar ka vetëm marrëveshje huazimi me Milanin, por Milani mund të negociojë me lojtarin për ta transferuar plotësisht në të ardhmen.