Dua Lipa ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në SHBA

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara që të votojnë për kandidatin demokratm Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Në një video në faqen në Facebook të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara “Shqiptarët Amerikanë për Joe Biden”, ajo dërgoi mesazh të qartë politik.

“Biden ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare”, tha Dua Lipa.

“Zëri juaj nuk ka qenë kurrë i fortë. Joe Biden ishte pranë nesh ndërsa Kosova u përball me një katastrofë humanitare. Besimi i tij dhe besimi i Camala Harris në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare është ajo për të cilën Shtetet e Bashkuara dhe bota kanë nevojë sot”, tha Dua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *