Shqiptarët e mi dhe Mali i Zi yni

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 19 Second

Pashë një ëndërr. Sikur Mali i Zi dhe Kosova ishin bërë të pavarura. Kori në aulat e Senatit të Uashingtonit këndon himnin amerikan në gjuhën malazeze dhe shqipe, ndërsa refrenin e këndonin njëkohësisht në të dyja gjuhët. Me dekret të të dyja shteteve, në Sallën e Rrumbullakët, kufijtë janë shpallur si vende ku njerëzit nuk ndahen, por bashkohen, rojat e kufirit po ndërrojnë flamujt shtetërorë, të cilët i ngjajnë njëri-tjetrit.

Tani kompozitorët e kompozojnë himnin shqiptar dhe atë malazias si kontrapunkt, merret vendim (i shqiptuar në anglisht) që fëmijët shqiptarë të mësojnë në shkollat e fshatit pasazhe të painkriminuara nga “Kurora e maleve”, kurse nxënësit e shkollave të mesme malazeze të krahasojnë pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit me Enciklikat e Shën Pjetrit. Ligji për multikulturën, i ndërtuar mbi parimet e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, nënkupton përfshirjen e “besës” në matricën e eposit heroik malazias, ndërsa pleqtë e Malit të Zi, në Ditën e Krishtlindjeve dhe në Ditën e Flamurit, të vajtojnë Mark Miljanovin si në ditën e vdekjes së tij…

***

Shoh një ëndërr sikur mua, i sëmurë për vdekje, më mban në duar një nënë plakë nga Prizreni dhe pëshpërit: “Çou, Rexho, çou djalo, se s’ka nana tjetër o!”, ndërkohë përreth meje çikat e Belasicës shtrojnë çarçafë të bardhë në shtegun ku do të kalojë kolona e UÇK-së, që mua, poetit, jo ushtarit, para se të më dalë shpirti, të më vendosin në gjoks, në vendin ku zemra ime rreh gjithnjë e më dobët, unazën e Skënderbeut: një përkrenare mesjetare në miniaturë e heroit kombëtar nga mali i Krujës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Pamje tmerri nga Shkodra, nga rrethimi serbo-malazez i viteve 1912/13 (VIDEO)

Për shkak të rrethimit të gjatë, shkodranët përjetuan një kohë të gjatë urie, që i detyroi ata të hanin edhe lëvoret e trupave të drunjve. Ja si e përshkruan këtë uri kolektive në ditarin e saj, Hortense von Zambaur, gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër. “Gjithë Shkodra po vdes nga […]