Tetovë, policia dhe drejtorët e shkollave përplasen për tollovinë në trafik

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 22 Second

Drejtorët e Shkollave dhe Policia në Tetovë u përplasën për tollovinë në trafik e nuk diskutuan për sigurinë nëpër Shkolla, për çka edhe u takuan.

Drejtori i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Xhelal Alili fajësoi policinë se nuk bëjnë sa duhet për të penguar parkimet në rrugët afër shkollave.

“Jam dorëhequr shkaku se e shoh unë si një qytetarë i thjeshtë, të pamundur të ndikojë në rregullimin e komunikacionit publik në Tetovë. Për këtë arsye parashtrova pyetje për organet policore. Çka bëjnë ata? Kam kërkuar vite me radhë që të kemi polici në shkollë, kam kërkuar të vendoset sinjalizimi horizontal dhe vertikal. Sinjalizimi sivjet u vendos por unë policë nuk shoh”, u shpreh Xhelal Alili, Drejtor i Sh.F Naim Frashëri.

Nga SPB-ja e Tetovës thonë se në teren po punohet maksimalisht për rregullimin e komunikacionit, por tek disa qytetarë mungon ndërgjegjja.

“Sa i përket keq parkimit në qytet dhe për rreth, SPB Tetovë gjatë nëntë muajve të kaluar ka marrë masa ndaj 1562 veturave dhe të njëjtat janë ngritur nga shërbimi merimangë. Vetëm gjatë muajit të shkuar janë ngritur rreth 243 automjete që kanë penguar qarkullimin e lirë në trafik dhe lëvizjen e këmbësorëve. Policia masa ka marrë dhe po merr gjatë gjithë kohës, mirëpo apelojmë qytetarët të kenë kujdes ku i parkojnë makinat e tyre”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

“Problem në vete, në rrugët e Tetovës, vazhdon të mbetet edhe bllokimi i trotuareve, si nga shitësit ambulant po ashtu edhe nga pronarët e dyqaneve. Sikur nuk iu mjafton ekspozimi i mallit të tyre vetëm në dyqan, por, të njëjtin e nxjerrin edhe në trotuare, duke bllokuar atë për kalimtarët”./Alsat

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Si të shmanget kaosi pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit

Nga Madeleine Albright Shumë shpejt pasi mbërrita në Nju Jork si refugjate në moshën 11-vjeçare, unë u bëra një amerikane krenare dhe mirënjohëse. Më vonë, si diplomate e SHBA-së, unë promovova një model nëpër botë si institucionet demokratike amerikane dhe procesin e nderuar zgjedhor. Miqtë e mi të huaj, ishin […]