28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Viti i ri shkollor, buzëqeshja e nxënësve u mbulua nga maskat

0 0
Read Time:2 Minute, 4 Second

Me një muaj vonesë, filloi viti shkollor 2020-2021. Maska mbuloi buzëqeshjen e nxënësve të cilët, të shoqëruar nga prindërit, u paraqitën në oborret e shkollave, disa për herë të parë, dhe të tjerët pas shtatë muajsh larg shkollave. Çdo hap i tyre ndiqej nga mësuesit, me qëllim respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga virusi. Pavarësisht kufizimeve të shumta, fëmijët mezi prisnin të zënë vendet e tyre në klasë.

 

“Jam gëzuar shumë që kemi filluar vitin shkollor”.

“A po të pengon maska? Jo. Pse duhet ta mbash maskën, a e di? Sepse ka korona. Duhet ta mbajmë distancën”.

“Sot erdha, fillova në klasën e parë. Dua të kem një shoqe në bankë, nuk mundet, sepse ka virus”.

Klasat me mbi 20 nxënës tashmë ishin ndarë në grupe. Mësimdhënësit do të bëjnë punë të dyfishtë. Siç thonë ato, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme.

Nuk jemi mësuar që në këtë mënyrë t’i pranojmë nxënësit. Nuk jemi mësuar t’i ndajmë nxënësit në grupe, mendoj që është jashtëzakonisht vështirë. Jemi të detyruar t’i punojmë dy ndërrime. Besojeni se si do të jetë efekti jonë edhe sa ne do të jemi të lodhur, rezultatin do ta shohim më vonë edhe pse jam shumë skeptike për rezultatin”-tha Mejlan Ameti, mësuese e klasës së parë.

Ministrja e Arsimit Mila Carovska tha se procesi arsimor do të ballafaqohet me gjendjen e krijuar.

Po e përsëris, nuk jemi këtu sepse dëshirojmë por sepse jemi të detyruar. Edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë dhe do të dëshmojmë se edhe në një gjendje të këtillë, vendi jonë, procesi ynë arsimor do të ballafaqohet me gjendjen e krijuar dhe do të krijojë kushte për vit të suksesshëm shkollor 2020-21”-pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Mësimin me prezencë fizike u lejua vetëm për nxënësit nga klasa e parë e deri në tretën, pjesa tjetër, me mësim nga distanca. Gjithashtu, prezencë fizike u lejua edhe për shkollat me pak nxënës, mirëpo shumë prej tyre u refuzuan. Kërkesë për mësim me prezencë fizike dorëzuan mbi 800 shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa u lejuan rreth 600. Rreth 260,000 nxënës dhe 25,000 mësues të arsimit fillor dhe të mesëm do të realizojnë mësimin nga distanca. Ndërkohë, rreth 40 fëmijë do të mbeten edhe pa mësim “online” për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike. Të mbeturit jashtë platformës “online” mësimin do të mund ta ndjekin në radiotelevizionin kombëtar dhe do t’u dërgohen materiale mësimore në shtëpi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %