28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Zaev: Maqedonia faktor i stabilitetit në rajon, eksportues i sigurisë

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se rruga e shtetit maqedonas shoqërohet nga lufta kundër të gjitha formave të fashizmit, shtypjes dhe padrejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mbajti fjalim para Përmendores në Kumanovë me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore.

Duke kujtuar se në këtë ditë qytetarët në Kumanovë dhe Prilep ndërmorën aksionin për të shënuar fillimin e luftës mbarëkombëtare për liri dhe drejtësi, Zaev tha se në triumfin e fitores ata realizuan ëndrrën shekullore, shtetësinë e tyre dhe të merituar.

“Rruga e shtetit maqedonas ndiqet nga lufta kundër të gjitha formave të fashizmit, shtypjes dhe padrejtësisë, por gjithashtu me një përpjekje të vazhdueshme për liri, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët e ndershëm dhe me qëllime të mira, pavarësisht nga gjinia, feja, besimi dhe kombësia, të nxitur nga dëshira për një jetë më të mirë”, deklaroi Zaev.

Zaev shtoi se anëtarësimi në NATO ka çimentuar bazat për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit dhe ka mundësuar që vendi të marrë pjesë në një gamë të gjerë të misioneve të sigurisë për mbrojtjen kolektive.

“Si pjesë e familjes së fuqishme të NATO-s, si një pjesë integrale e mburojës së sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, vendi ynë është bërë faktor i stabilitetit në rajon, eksportues i sigurisë”, tha Zaev.

Me anëtarësimin në NATO, siç tha Zaev, Maqedonia e Veriut kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje ose të izolohet nga bota.

Në lidhje me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19, Zaev bëri thirrje që qytetarët bashkërisht të mundin virusin, sepse, siç tha ai, në vjeshtë, situata do të “nxehet” dhe ky duhet të jetë mendimi i parë i të gjithëve, derisa të fitohet lufta me “armikun e padukshëm”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %