Qeveria dërgon kuadrot e vjetra në poste të reja

0
26

Emërime të reja, kuadër i vjetër. Përsëri pa konkurse dhe pa kritere fytyra të njohura publike, politikanë dhe ish politikanë me parimin e rotacionit zënë vende kyçe në institucionet shtetërore. Qeveria i ka propozuar Kuvendit që në Bordin e drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë të emërohen Dy ish ministrat Sadulla Duraku dhe Nina Angellovska, ish drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov, ish drejtorja e Shërbimeve të përbashkëta për nevojat e klientëve Shkodrane Dardhishta, ish drejtori i Byrosë për Furnizime Publike Bardhyl Nasufi, etj.

Anëtarë në bordin e Telekomit të Maqedonisë
– Sadulla Duraku
– Nina Angellovska
– Zoran Kitanov
– Shkodrane Dardhishta
– Bardhyl Nasufi
– Aqif Mehdiu

Janë emëruar edhe disa ushtrues detyre. Për dallim prej asaj që flitej në media, në pozitën e ushtruesit të detyrës drejtor në Fondin për sigurim shëndetësor është emëruar Stevo Kërstevski, edhe pse ishte përfolur emri i Muhamet Zeqirit. Ish drejtorja e Agjencisë së punësimit Biljana Jovanovska tashmë është ushtruese detyre drejtore e Fondit për sigurim pensinal dhe invalidor. Ish zv/ministrja e Arsimit Elizabeta Naumovska do të jetë ushtruese detyre drejtore në Qendrën shtetërore për testim kurse ish zv/ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, emërohet ushtrues detyre drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Stojançe Angellov shkarkohet nga pozita e koordinatorin nacional për veteranët e policisë dhe emërohet ushtrues detyre drejtor në Qendrën për menaxhim me krizat.

Emërime të reja
– Stevo Kërstevski – ud. drejtor në Fondin për sigurim shëndetësor
– Biljana Jovanovska – ud. drejtore e Fondit për sigurim pensinal dhe invalidor
– Elizabeta Naumovska – ud. drejtore në Qendrën shtetërore për testim
– Bekim Maksuti, ud. drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim
– Stojançe Angellov – ud. drejtor në Qendrën për menaxhim me krizat

Të pyetur se pse nuk ka pasur konkurse publike për emërimet e bëra, kriteret që janë zbatuar dhe realizimin e premtimit “mundësi të barabarta për të gjithë”, nga Qeveria thonë se kjo procedurë nuk zbatohet për ushtruesit e detyrës. Por ata nuk sqarojnë mbi çfarë kriteresh kanë zgjedhur anëtarët e lartpërmendur të bordit të Telekomit.

Gjithkund ku do të hapet vend pune, drejtor i një institucioni të caktuar shkruhet konkurs. Ashtu ka qenë deri tani dhe ashtu do të jetë që tani e tutje. Për të gjithë vlen Kodi I sjelljes. Mbetemi të përcaktuar që të gjithë kuadrot që do të kryejnë ose kryejnë funksione publike do t’i përmbahen atij kodi dhe jemi të vendosur ta respektojmë këtë – tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Si kryeministri Zoran Zaev, ashtu edhe zv/kryeministri Lupço Nikollovski kishin premtuar procedurë transparente për të gjitha emërimet e reja në institucione.

Po do të fillohet prej diku. Për drejtorët e parë do të ketë konkurse, do të ketë shpallje publike, për funksionarë të ndryshëm, për lloje të ndryshme anëtarësimi. Do të duhet të dorëzojnë CV, letër motivimi dhe plan për punë dhe ky është një ndryshim i madh. Ndryshim që ndoshta për një pjesë të madhe të tyre nuk është as detyrim ligjor. Prandaj flas për vlera, standard dhe praktika të reja që kemi vullnet t’i vendosim – u shpreh Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit dhe menaxhim me resurset njerëzore.

Emërime të reja janë bërë edhe në shumë institucione të tjera në pozitat drejtuese ose në funksione të tjera. Ministria e Shëndetësisë njëkohësisht njoftoi për shkarkim-emërime të disa drejtorëve në institucionet shëndetësore.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here