Artisti shqiptar, Alkent Pozhegu, realizon mozaikun për Joe Bidenin

0
25

Artisti shqiptar, Alkent Pozhegu ka realizuar një mozaik për një tjetër figurë publike dhe bëhet fjalë për portretin e kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden.

Shqiptari nga Kosova, i cili hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë, bëri jehonë në mediat ndërkombëtare për portretin e tij të fundit. Imazhi i tij u zgjodh si fotografia më e mirë nga media si ‘The Guardian’ dhe ‘The Telegraph’.

Pozhegu edhe më parë kishte portretizuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, këngëtaren me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si dhe këngëtaren Rita Ora.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here