Bayerni ishte interesuar për Haalandin

0
28

Bayern Munihu ishte i interesuar që ta transferonte Erling Braut Haalandin në kohën sa ai ishte pjesë e Moldes në Norvegji.

“Bildi” shkruan se “bavarezët” kanë biseduar disa herë në vitin 2017, por marrëveshja nuk ishte arritur për shkak të shumës së lartë të parave që kërkonte Molde.

Tentime kishte edhe në vitin 2019, megjithatë sërish pa rezultate, për shkak se Haalandi kishte kërkuar garanci në formacionin e parë.

20-vjeçari në janarin e vitit 2019 kaloi te Salzburgu për 8 milionë euro, e ku qëndroi vetëm një vit.

Në fillim të vitit 2020, u transferua te Dortmundi në Gjermani për 20 milionë euro. Këtë sezon, ka shënuar 8 gola në 9 ndeshje sa i ka luajtur.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here