Dy mënyra se si mund të fitojë Joe Biden

0
21
Democratic Presidential candidate Joe Biden, flanked by US Democratic vice presidential nominee and Senator from California, Kamala Harris (L), speaks at the Chase Center in Wilmington, Delaware, on November 4, 2020. - President Donald Trump and Democratic challenger Joe Biden are squaring off for what could be a legal battle for the White House, running neck-and-neck in the electoral vote count, and several battleground states still in play on November 4. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)

Kandidati për president i Demokratëve, Joe Biden, po prin 253-214 me vota elektorale në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nevojiten në minimum 270 vota elektorale që një kandidat të zgjedhet i pari i këtij shteti, dhe gara mes tiij dhe presidentit aktual Donald Trump është shumë e ngushtë.

Kanë mbetur disa shtete vendimtare në lojë, tek të cilat secila përmbysje eventuale mund ta vendosë presidentin e ri.

Shteti me numrin më të madh të votave elektorale ka mbetur Pensilvania, me 20 vota, ku Trump po udhëheq ndaj Biden-it.

Nëse Biden arrin ta përmbysë këtë rezultat, atëherë ai zgjedhet president edhe nëse i humb të gjitha shtetet tjera që kanë mbetur në garë.

Sidoqoftë, edhe nëse Biden e humb Pensilvaninë, por arrin që ta mbajë deri në fund avantazhin në Arizona që jep 11 vota elektorale, dhe Nevada që i jep gjashtë, atëherë edhe kaq i mjaftojnë që ai të futet në Shtëpinë e Bardhë.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here