Ish-mbrojtësi i Juves e quan Ronaldon injorant

0
31

Cristiano Ronaldo është quajtur “injorant”, nga Pasquale Bruno, dhe ish-mbrojtësi i Juventusit ka deklaruar se ylli portugez nuk i respekton bashkëlojtarët e tij dhe Italinë në përgjithësi.

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë më 2018 i kishte dhënë fund qëndrimit të tij nëntë vjeçar te Real Madridi për nisur një kapitull të ri në karrierën e tij me Juventusin, transmeton KOHA.

Përkundër moshës së tij, 35 vjeçari nuk ka shfaqur shenja të ngadalësimit që kur ishte transferuar te “Zonja e Vjetër” me të cilën fitoi dy tituj radhazi.

“Ai është injorant. Ai është në Itali që dy vjet dhe ende nuk e ka mësur gjuhën tonë. Ai e përdor spanjishten për t’u shprehur. Ai nuk ka respekt për bashkëlojtarët e tij, apo për italianët”, ka thënë Bruno.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here