Jep dorëheqje Hashim Thaçi

0
29

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompetentë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë presidenti Thaçi para mediave. Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehta për të dhe familjen e tij.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza. Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here