Në Kore të Veriut ndalohet pirja e duhanit në vende publike, pos për diktatorin

0
27

Asambleja Supreme e Popullit e Koresë së Veriut ka vendosur të zbatojë një ndalim të pirjes së duhanit në shumë vende publike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

”Në takimin e saj, asambleja diskutoi rreth domosdoshmërisë së sigurimit të mjediseve më të shëndetshme dhe më higjienike të jetesës”, raportoi KNCA.

Agjencia tregoi edhe disa nga vendet publike ku ndalohet pirja e duhanit.

”Ligji thotë se pirja e duhanit është e ndaluar në transportin publik dhe në vende të veçanta, të tilla si qendrat e arsimit politik dhe ideologjik, institucione të tjera arsimore, teatro dhe kinema, dhe qendrat mjekësore publike”, theksoi KCNA.

Por, udhëheqësi i i shtetit, diktatori Kim Jong Un, të mërkurën, është fotografuar duke pirë cigare në ambiente publike. \ ATSH

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here