Trejsi Sejdini: 7 miliardë njerëz dhe unë jam akoma beqare

0
28

Ajo është njëra nga personazhet më aktive dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Fjala është për modelen nga Shqipëria, Trejsi Sejdini, e cila vetëm në Instagram numëron 306 mijë njerëz.

Bukuroshja, që komentohet vazhdimisht për pamjen e jashtme dhe pozat atraktive që ndan, këtë herë ka marrë vëmendje me një deklaratë që ka bërë.

Trejsi Sejdini (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka ndarë disa imazhe tërheqëse, në të cilat thotë se pavarësisht që ka shumë njerëz ajo është akoma beqare.

“7 miliardë njerëz, dhe unë jam beqare”, ka qenë mbishkrimi krahas fotografive.

 

Theksojmë që Trejsi është Miss-i nga Elbasani, që fitoi kurorën në garën e “Miss Universe Albania” në Tiranë, teksa përfaqësoi Shqipërinë në finalen ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2018.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here