Vjosa Osmani zyrtarisht merr detyrën e presidentes nga këshilltari i Thaçit

0
27

Vjosa Osmani zyrtarisht është emëruar presidente e Kosovës, raporton Gazeta Express. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në njoftim thuhet se detyrën e ka marrë nga stafi i Presidencës, derisa njofton se do të flasë para mediave në orën 17:00.

“Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here