Gjermania i bënë bashkë partitë e djathta në Maqedoni

0
52

Në organizim të Konrad Adenauer sot në Shkup është mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë partit djathtiste nga Maqedonia,Kosova dhe Shqipëria. Nga Maqedonia pjesmarrës në panel kanë qenë VMRO Dpmne,Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa,kurse nga Kosova ka marrë pjesë LDK-ja dhe nga Shqipëria.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Vmro dpmne dhe Aleanca për Shqiptarët sot për her të parë janë ulur në një tryezë për të diskutuar rreth çështjeve që janë me interes të përbashkët dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Mickovski dhe Sela pas takimit kanë dhënë deklarata për mediat duke u përgjigjur edhe në shumë pyetje të gazetarëve.
Pyetja kryesore dhe që ngjalli më shumë interes ishte nëse Vmro dhe Aleanca do të mundë bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhëshme lokale?

Edhe Sela edhe Mickovski nuk kanë qenë shumë të drejpërdrejtë në përgjigje por se që të dy kanë thënë janë të gatshëm për bashkpunim parasegjithash nëse kjo është në interes të qytetarëve.

Është hera e parë që pas 27 prillit dy Liderët e opozitës asaj Maqedonase dhe Shqiptare janë ulur bashkë si dy parti me orientim ideologjik djathtistë nën organizimin e Konrad Adenauerit Gjerman.

Sela ka thënë se nuk dëshiron që 27 prillin ta shohë nga prizmi personal sepse ajo që ka ndodhur nuk ishte për ndonjë çështje personale timen ose të dikujt,por se ky ishte një zhvillim politikë të cilin e kanë të njohur të gjithë dhe se nuk dëshiron që për arsye personale të pengohet proçesi i ndryshimit i cili veç më ka filluar dhe ky pushtet po shkon drejtë fundit për faktin se ka një shumicë të brishtë por parasegjithash sepse ka dështuar në politikat ekonomike,shëndetsore,sociale e mbi të gjitha pushteti ka dështuar në vendosjen e shtetit të së drejtës. Ka deklaruar Ziadin Sela në takimin e sotshëm në Hotel Hillton në organizim të Konrad Adenauer.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here