Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit

0
42

Bllokimi i Bullgarisë që BE të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, ka nxitur opozitën në vend që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose Qeveri të zgjeruar. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se duhet të mendohet për idenë e Aleancës për Shqiptarët, për Qeveri për shpëtim nacional, e cila njëkohësisht do të menaxhonte edhe situatën e rënduar me pandeminë.

Andaj menjëherë ti lëshojnë pozitat dhe të organizojnë zgjedhje të parakohshme, në terminin kur kushtet shëndetësore do ta lejonin të ndodh diçka e tillë. Ndërsa menjëherë tani ndoshta duhet të fillojmë të mendojmë për një ide të cilën e filloi ASH-ja. Kjo është Qeveri për shpëtim nacional, qeveri teknike ose ndonjë formë tjetër. Për shkak se këto janë politikan të paaftë, të cilët shohim se na sollën deri në rrugë pa dalje- deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, përsëriti qëndrimin se, vendit i duhet Qeveri e zgjeruar, sidomos kur pushteti i udhëhequr nga Zoran Zaev nuk ka shumicë në Kuvend.

I shihni dhe i ndiqni thirrjet e LSDM-së për përkrahje të Ligjeve, të rishikimet të buxheteve e kështu me radhë, për shkak se, për hir të së vërtetës, nuk mund të kalonin pa prezencën e deputetëve tonë edhe të ASH-së edhe VMRO-DPMNE-së në seancën kur votohej Rishikimi i Buxhetit. Ne jemi në gjendje kur Qeveria nuk ka shumicë, pa dallim se ka deklarata që katër vite do të qeverisin, nuk do të mund të qeverisin as katër ditë- tha Ziadin Sela, ASH.

 Mickovski dhe Sela, nuk e përjashtuan mundësinë për të bërë koalicion në zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë dhe Shtip, por edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin e ardhshëm. Megjithatë, Mickovski shtoi se VMRO-DPMNE nesër do të vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Pllasnicë dhe Shtip.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here