Ahmeti: Jugosllavia, eksperimentet e para i bënte me shqiptarët e Maqedonisë

0
43

40 vite të aktivitetit të tij politik, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i zbërthen në një intervistë për Ora News dhe gazetaren Matilda Mcini.

Ish Komandanti Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare dhe një ndër aktivistët e parë të LPK-së i është përgjigjur një sërë pyetjesh që zbardhin të vërtetën mbi shumë tema të aktualitetit dhe asaj që kanë rrjedhur që prej 40 vitesh.

Si e kujton Ali Ahmeti jetën si student në Prishtinë dhe aktivizimin në LPK?

Ali Ahmeti: Ky është një kapitull shumë i gjerë. Hapat e parë në angazhimet në lëvizjen ilegale i kemi bërë që në vitet e gjimnazit, në shkollë të mesme në Kërçovë. Aso kohe ushtrohej një padrejtësi e madhe ndaj nesh. Gjimnazi i Kërçovës 4 herë ishte hapur, 4 herë ishte mbyllur.

Sistemi ushtronte presion, reprezalje mbi arsimtarët dhe ne ishim gati gjenerata vendimtare që tanimë ai gjimnat nuk mbyllet. Funksionoi në gjuhën shqipe, me përjashtim të disa lëndëve, shumë pak. Deri në vitet 89 – 90 kur përfundimisht regjimet bënin eksperimente, i bënë të kombinuara e ku mësohej vetëm gjuha maqedonase. Dhe Jugosllavia eksperimentet e para i bënte me shqiptarët e Maqedonisë e më pas te hapësirat e tjera ku jetonin shqiptarë.

Në Prishtinë kemi rënë në kontakt me grupet ilegale. Si studentë aso kohe furnizoheshim me materiale që botoheshin fshehurazi prej regjimit. Sidomos në Gjermani, nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Brahim Kelmendi. Furnizoheshim në linja të ndryshme, Unë kam pas dajën që ishte arratis dhe mbanim kontaktet me lëvizjen. Përmes djemve të axhallarëve që kisha. Furnizoheshim me materiale. Materialet më pas shpërndaheshin në të gjitha qendrat studentore në Prishtinë. Por edhe linja të tjera organizative me Bajram Kosumin, Azem Sylën, të cilët kishin komunikim me lëevizjen ilegale.

Më 11 mars shpërtheu revolta. Gjoja paraqitëm se na mungonin kushtet e ushqimit. U bë një delegacion aty. Qëllimi ynë ishte organizimi i protestave. Që aty ka nisur si një tërmet i tërë. Më 11 mars, rreth orës 5:45 e pasdites“

Linku i emisionit të plotë:

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here