Fotografi e rrallë: Thaçi në helikopterin e NATO-s duke u kthyer në Kosovë

0
29

Ish-Drejtori Politik Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-presidenti Hashim Thaçi që nga data 5 nëntor ka udhëtuar drejt Hagës, për t’u përballur me aktakuzat e ngritura në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Por, është pikërisht gazetari Blendi Fevziu i cili publikoi një fotografi nga viti 1999, ku Thaçi bashkë me Arbër Xhaferin po udhëtonin me helikopterin gjerman të NATO-s, drejt Kosovës.

“Qershor 1999. Në helikopterin gjerman të NATO-s, që çoi në Kosovë Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferin”, shkroi ai.

Thaçi bashkë me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u paraqitën para Speciales ku edhe u deklaruan të pafajshëm për aktakuzat me të cilat ngarkohen.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here