Përse Sulltan AbdylHamiti II financoi Kongresin e Alfabetit shqip në Manastir?

0
37

Nexhmedin Spahiu

Sulltani Abdylhamiti II përfaqësonte Perandorinë në rënie e sipër, në ndërkohë që xhonturqit ishin lëvizje kombëtare turke, që në atë periudhë kohore ishte konkurente me levizjen kombëtare shqiptare.

Kjo periudhë konflikti mes këtyre dy lëvizjeve kombëtare zgjati nga 1878 -1912. Rezultat i këtyre lëvizjeve ishte krijimi i kombit shqiptar me 1913 e i kombit turk më 1923. Pasi këtyre viteve kombi shqiptar e turk nuk patën asnjë armiqësi, por para se të bëheshin kombe, lëvizja kombëtare turke e lëvizja kombëtare shqiptare konkuronin njëra tjetrën për atë se cilit komb do t’i takonin myslimanët shqiptarë.

Kjo ngase kombi shqiptar po ngritej mbi bazËn e komunitetit etnik, kurse kombi turk mbi bazën e komunitetit fetar. Dhe këtu shqiptarët myslimanë ishin objekt i konfliktit mes këtyre dy ideve kombetare. Ideja kombëtare turke tentonte që pavarësisht etnisë (turk, shqiptar, mysliman, grek mysliman, bullgar mysliman, serb mysliman, boshnjak mysliman, kurd mysliman apo çkado qofte, të përbejë kombin turk, kurse ideja shqiptare ishte se kushdo që ishte me etni shqiptare (qoftë mysliman, qoftë katolik qoftë ortodoks) të perbëjë kombin shqiptar.

Tani kthehemi te Sulltan AbdyHamiti II. Meqë shteti dhe pushteti i tij ishin në rrezik, ai mbijetonte duke bërë ekulibra si në politikën e jashtme si në atë të brendshme. Cyste Anglinë, Gjermaninë, AustroHungarinë, Francën e Rusinë secilën kundër secilës dhe poashtu cyste Bullgarinë kundër Greqisë e Sërbisë, dhe anasjelltas. Ne planin e brendshem ai herë përkrahte levizjen kombëtare turke herë lëvizjen kombëtare shqiptare e kurde. Në këtë lojë, AbdylHamiti nxiti dhe perkrahu Lëvizjen kombëtare në Lidhjen e Prizrenit (1878), më pas më 1881 i dha krah lëvizjes kombetare turke për ta luftuar Lidhjen e Prizrenit. Kur levizja kombetare turke u forcua dhe rrezikoi atë, ai i dha krah shqiptarëve: financoi Kongresin e Manastirit.

Per ironi, me 1909, atë e rrëzoi nga pushteti nje shqiptar, por jo i lëvizjes kombëtare shqiptare, por i asaj xhon-turke. Ky ishte Esat Pashë Toptani, i cili 3 vite më vonë do t’i braktisë xhon-turqit për t’iu bashkangjitur lëvizjes shqiptare, por që më shumë i shkatoi dëm se sa dobi.

Ne fund, Sulltan AbdylHamiti duhet të trajtohet si një sundimtar i zgjuar, as si mik e as si armik i shqiptarëve, por thjesht si një sundimtar që sundoi 33 vite (1876-1909), nga i cili levizja kombëtare shqiptare mori nxitje në momente kyqe po edhe goditje të herëpasherëshme.

Shkuaj një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here