SHOWBIZ
Megan Thee Stallion planifikon të performojë me Byoncen në “Grammy 2021”

Rep artistja e re por shumë e suksesshme, Megan Thee Stallion, është në bisedime për të arritur marrëveshje për të performuar live me Beyoncén, në ceremoninë e ardhshme “Grammy”.
Ngjarja e përvitshme muzikore do të mbahet në formë fizike pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhe do të zërë vend në qendrën “Staples” në Los Angeles, më 31 janar të vitit 2021.
Megan e cila në këtë ceremoni është nominuar për çmime të ndryshme, përfshirë këtu kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ka deklaruar për të përditshmen “LA Times” se aktualisht është në bisedime për të arritur marrëveshje që ta interpretoj hitin e saj “Savage”, së bashku me divën e muzikës Beyonce.
Kjo këngë është nominuar në gjithsej tri kategori, “Incizimi i vitit”, “Performanca më e mirë rep” dhe “Kënga më e mirë rep”. ndërsa hiti i Beyoncés, “Black Parade”, garon krahas këngës “Savage” për çmimin “Incizimi i vitit”.
E pyetur për vendimin e rep artistes Cardi B, që ta mbajë bashkëpunimin e tyre “WAP” larg garës në ceremoninë e vitit të ardhshëm “Grammy”, Megan tha: “Nuk e di pse nuk ka dashur që kënga të hyjë në garë për çmimet ‘Grammy’. Por Cardi B është një grua shumë e mençur, prandaj unë asnjëherë nuk i vë në dyshim vendimet e saja. Ajo e di saktësisht çfarë është duke bërë”.
Megan Thee Stallion e cila e publikoi albumin e saj debutues, “Good News” gjatë muajit nëntor, gjatë një interviste të fundit me prezantuesin Stephen Colbert për emisionin e tij “The Late Show”, e ka lavdëruar Beyoncen dhe bashkëshortin e saj Jay-Z, duke thënë se reperi i famshëm nga New Yorku i jep asaj shpesh këshilla qesharake.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA