Lidhu me ne

MAQEDONI

Përpjekjet e fundit për vitin 2020! Osmani dhe Dimitrov në ofensivë diplomatike

»

: Botuar më

A mund të ketë lëvizje pas bllokadës nga Bullgaria për start të negociatave mes vendit tonë dhe BE, dhe çfarë mund të sjellë Këshilli i ambasadorëve nesër? Shefi i diplomacisë çeke, Tomash Petriçek, tha se Çekia dëshiron të arrihet konsensus për çështjen e fillimit të negociatave mes BE dhe Maqedonisë. Shtoi se ajo që nuk u soll vendim për fillimin e negociatave në Këshillin evropian javën e kaluar ishte mossukses i madh, por se Këshilli i nesërm i ministrave mund të lëvizë gjërat.

“Republika Çeke shumë i mbështet përpjekjet e kryesimit gjerman që të arritët marrëveshje, Bullgaria të heq dorë në njëfarë mënyre nga kërkesat e saja dhe të arrihet kompromis. Shpresoj se konferenca ndërqeveritare mund të fillojë vitin e ardhshëm, por me të vërtet kjo do varet nga takimi i nesërm”, tha Tomash Petriçek – Ministër i Jashtëm i Çekisë.

Ministri Osmani tha se, në takimin që do të mbahet nesër ku në rend të ditës janë konkluzat, shpreson se nuk do të arrihet bilateralizim i këtij procesi.

“Falënderim për kundërshtimin e vendeve anëtare për përpjekjen për bilateralizimin e procesit negocues dhe mendoj se ky qëndrim parimor i pothuajse 26 shteteve anëtare që nuk është vetëm në mbrojtje të interesit të RMV por është në mbrojtje të gjithë procesit negocues dhe transformimin evropian të rajonit”, potencoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Takimi i nesërm i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE u caktua me nismë të Gjermanisë e cila për herë të fundit nga kryesimi i saj me BE, përsëri në tavolinë e vendos çështjen e fillimit të negociatave mes Maqedoninë dhe Shqipërinë me BE. Takimi do të mbahet në Bruksel, ku nesër do të udhëtojë zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme