SHOWBIZ

Rita Ora shkon në Bullgari pas shkeljes së rregullave të karantinës në Britani të Madhe

Ylli i hitit “Anywhere”, Rita Ora, ka ikur nga Britania e Madhe duke udhëtuar drejt Bullgarisë, kjo pasi është kritikuar jashtë mase nga publiku i gjerë për shkak të shkeljes së rregullave të karantinës.

Këngëtarja me prejardhje kosovare u bë kryelajm në Angli pasi e mblodhi një grup të miqve të saj në një restorant në Londër, për ta festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Ky veprim i Orës ishte në kundërshtim me rregullat e karantinës në vend, të caktuara nga qeveria prandaj edhe pranoi kritika të shumta publike nga mediat dhe njerëzit e thjeshtë në rrjetet sociale.

Me vendimin e saj të fundit për të ikur në Bullgari ku do të qëndrojë për pjesën e mbetur të vitit, këngëtarja simpatike duket se shpreson të largohet për ca kohë nga qendra e vëmendjes së publikut.

“Rita po ndjehet shumë keq për gabimin që e ka bërë me rastin e ditëlindjes, por megjithatë ka vendosur ta angazhojë veten me punë dhe kështu ta largojë mendjen nga situate e fundit. Pjesën më të madhe të vitit ajo e ka kaluar duke punuar në muzikën e saj, dhe tani po shpreson të rikthehet me këngë të reja në fillim të vitit 2021, përfshirë këtu edhe videoklipin e fundit i cili për momentin është duke u xhiruar në Bullgari. Ajo nuk dëshiron të jetë në Londër në këtë koha, prandaj e ka rezervuar një pushim relaksuar për festat e fundvitit, me shpresë se në janar do të mund ta fillojë vitin e freskën. Largimi për të reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur së fundmi, është shumë me rëndësi për të”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i këngëtares për gazetën “The Sun”.

LEXO »  Albumi i Dua Lipës merr 3 miliardë klikime

Rita Ora ishte gjobitur me një shumë prej 10 mijë funtesh për shkeljen e rregullave të karantinës, muajin e kaluar.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja kishte deklaruar se është penduar për këtë veprim, dhe i vjen keq që i ka vënë në rrezik jetët e personave të tjerë.

“Përshëndetje të gjithëve, unë e kam organizuar një ndejë të vogël me miqtë e mi, për ta festuar ditëlindjen e 30-të. Ishte një vendim i momentit dhe i gabuar, prandaj më vjen shumë keq që i kam thyer rregullat e karantinës. Po ashtu e kuptoj se ky veprim i ka vënë në rrezik jetët e njerëzve tjerë. Tani e kuptoj sa veprim i papërgjegjshëm ishte, dhe marrë përgjegjësi të plotë për këtë. Në veçanti më vjen turp kur e di personalisht, se sa shumë njerëz po punojnë me shumë mund për ta luftuar këtë sëmundje të tmerrshme, dhe jam e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset e ndryshme janë dashur t’i bëjnë për shkak të sigurisë sonë. Edhe pse e di që kjo nuk e rregullon gabimin tim, megjithatë dua të kërkojë falje të sinqerta”, kishte deklaruar Ora.

Lajme të ngjashme

Michelle Obama po mendon të tërhiqet nga jeta publike

Press Online

Djema mbahuni! Enca tregon gjoksin nga afër në Dubai..

PressOnline.mk

Vajza e Shkumbinit dhe Mimozës tregon linjat tupore në veshje super të ngushtë

PressOnline.mk

Vedati i Stupcave: A thu kur i baj 80 vjet me marr vaksinën

PressOnline.mk

Dua Lipa, e veshur e tëra me “Versace”

Press Online

Sinan Hoxha me dedikim për Andrrën në ditëlindjen e 26-të: Urime gjithçka e imja

PressOnline.mk