Lidhu me ne

MAQEDONI

A mund të udhëtojnë shtetasit e Maqedonisë gjatë festave?

»

: Botuar më

Qeveria ndër masat kufizuese që ka sjellur nga 18 dhjetori deri më 20 janar, nuk parasheh mbylljen e kufijve, dhe se me këtë lë për të nënkuptuar se qytetarët mund të udhëtojnë edhe jashtë shtetit, apo të vijnë edhe mërgimtarët në vendlindje.

Megjithatë Qeveria nuk ka rekomanduar që në këtë periudhë të lëvizet shumë apo udhëtohet, përcjell INA.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, Zharko Karaxhovski theksoi se qytetarët mund të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, por sipas tij, me rëndësi është të respektohen rregullat dhe të ketë përgjegjësi, duke evituar grupimet.

“Nuk është me rëndësi se Vitin e Ri do ta festoni në shtëpi apo në ndonjë vilë në Berovë, me rëndësi të madhe është që të mos ketë grupime”, theksoi Karaxhovski. Sipas tij, gjendja është stabilizuar, por megjithatë ka infeksion të zgjeruar gjithandej shtetit.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme