RAJON
E dërgoi nënën për shërim në Beograd, serbët e arrestuan dhe e mbajnë në burg nga 4 janari

Po dërgonte nënën për kontrolle mjekësore në Serbi, u arrestua për krime lufte. Po bëhen gati një vit që kur Nezir Mehmetaj, po mbahet në burgjet serbe. Ai ishte arrestuar në kufij teksa po kthehej nga Serbia, ku e kishte dërguar nënën për kontrolle mjekësore.
Mehmetaj atë kohë ishte i dyshuar për krime lufte, ndërsa ar restimi i tij nga shteti serb ia ka rënduar edhe më shumë gjendjen e nënës së tij.
Nazlije Mehmetaj që është edhe në moshë, edhe tani e kujton në detaje se si u arrestua i biri i saj. Nëna e Nezir Mehmetajt tregon edhe komunikimin e fundit që kishte me të birin. E që nga 4 janari ajo nuk e ka takuar më djalin e saj.
Por para disa kohësh përkundër gjendjes shëndetësore të rënduar kishte vendosur të shkonte ta takonte të birin në burg.
Megjithatë nuk ja doli për shkak të problemeve shëndetësore të saj.
Familjen Mehmetaj po e mbanë shpresa që për festat e fund vitit djali i tyre do të kthehet.Për çështjen e Nezir Mehmetajt, T7 ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Por, të njëjti nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Nezir Mehmetaj. Ndaj Nezir Mehmetajt është ngritur një aktakuzë për k rime lufte, nga Prokuroria Speciale për k rime lufte në Serbi.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA