SPORT
“France Football” përzgjedh Alex Fergusonin “trajner” të Peles, Messit e Ronaldos

Ditë më parë, revista franceze “France Football” zgjodhi ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.
Lojtarët që e përbëjnë këtë ekip u zgjodhën duke u bazuar në votat e 140 gazetarëve ku bëjnë pjesë emra të yjve si braziliani Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Mesi, Maradona, Pele e të tjerë.
Ndërkohë “France Football” të martën mbrëma përzgjodhi edhe trajnerin që do ta drejtonte këtë skuadër dhe ai është legjenda e Manchester Unitedit, skocezi Sir Alex Ferguson.
Fergusoni kishte periudhë shumë të suksesshme në “Old Trafford” duke e udhëhequr skuadrën për 27 vite me radhë dhe duke e kthyer në më të mirën në ishull.
Nën drejtimin e tij, Manchesteri fitoi 13 tituj në Premier Leagues, pesë në FA Cup, dy në Ligën e Kampionëve dhe shumë të tjerë. Ferguson u pensionua në vitin 2013.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA