Lidhu me ne

SPORT

Gola të lojtarëve që synojnë ftesën e Kosovës

»

: Botuar më

Valmir Sulejmani ishte në listën rezervë të Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor. Ai nuk u ftua, por fakti se ishte në listën rezervë, dëshmon se selektori Bernard Challandes është duke e përcjellë.

Goli që ka shënuar të martën, mund t’i ndihmojë Sulejmanit që të kthehet te Kosova. Ai është pjesë e Hannoverit, ndërsa realizoi që në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Bochumit. Hannoveri fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së 12-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Sulejmani, 24-vjeçar, luan në sulm, ndërsa ka edhe një asistim këtë edicion. Është paraqitur në 11 ndeshje, por kryesisht si rezervist.

Sulejmani në fakt i ka tri paraqitje për Kosovën, në vitet 2015 e 2016. Ka luajtur më pas për U21 të Kosovës, ndërsa më herët ishte edhe pjesë e U17 të Gjermanisë.

Ai është zhvilluar si lojtar te Hannoveri, ndërsa më pas kishte periudha te Union Berlini dhe Waldhof Mannheim. Këtë vit është kthyer te Hannoveri, ku shpreson të paraqitet mirë. Ai të martën për herë të parë luajti prej fillimit dhe menjëherë realizoi gol.

Një tjetër lojtar që synon vend të rregullt te Kosova është Shkëlqim Demhasaj. Ai më parë ftohej rregullisht, por aktivizohej pak. Pasi është zhvendosur nga elita e Zvicrës në kategorinë e dytë, nuk po ftohet nga selektori Bernard Challandes. Demhasaj, 24-vjeçar, po ashtu luan në sulm, ndërsa këtë vit nga Luzerni kaloi te Grasshoppersi.

Grasshoppersi është lider me 29 pikë nga 14 ndeshje. Fitoren e fundit e shënoi të martën mbrëma ndaj Chiassos. Të dy golat në fitoren 2:1 i realizoi Demhasaj. Ai shënoi penallti në minutën e 38-të, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 93-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë. Demhasaj ka pesë gola deri më tani.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme