RAJON

Identiteti kulturor i Shqiptarëve në Serbi dhe rreziku i ndryshimit?

Popullsia shqiptare në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e shtrirë në një hapësirë prej 1.249 km katrorë ka një histori të lashtë që sipas studiuesit të periudhës osmane, Mead Osmani këto treva qysh në Antikë i takonin Dardanisë, fisit Ilir që shtrihej në trekëndëshin Nish-Shkup-Ulpianë (Prishtinë).

Ai shtoi se më vonë në periudhën Osmane këto treva edhe pse ishin nën administrimin osman kanë fituar më shumë rëndësi gjatë periudhës së rilindjes kombëtare veçanërisht kah fundi i shek XIX kur bëhen pjesë administrative e vilajetit të Kosovës dhe me ndërtimin e hekurudhës Shkup-Zhbevcë (Bujanoc)-Beograd.

“Duke e pasur parasysh fazat nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptarë në përgjithësi dhe ai i trevave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sigurisht që ka pas lëkundje. Sot e kësaj dite identitetit kulturorë i kanoset rreziku i ndryshimit për shkak të pranimit të pakontrolluar të modeleve të huaja kulturore që sjell me vete trendi i pandalshëm i globalizmit”, theksoi Mead Osmani.

Sipas të dhënave nga Zyra Statistikore e Republikës së Serbisë dhe censusit të vitit 2002 në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës jetojnë 57.595 shqiptarë ndërsa numri i saktë nuk dihet sepse pakica shqiptare ka bojkotuar regjistrimin e fundit të vitit 2011 në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë mbetet i vetmi institucion publik në Serbi që përkrah, promovon dhe ruan trashëgiminë kulturore të popullsisë shqiptare në këtë rajon.

Enver Mehmeti, zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë theksoi se pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të këtij institucioni është të ruaj, avancojë dhe zhvillojë specifikat e identitetit kombëtarë shqiptarë.

Mehmeti shtoi se kontribut të vazhdueshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore japin aktivitetet si “Ditët e Komedisë Shqiptarë” në Preshevë, “Java e filmit shqiptarë” në Bujanoc, ekspozita të fotografisë, promovim të folklorit në Medvegjë, promovimi i librave dhe aktiviteteve tjera.

LEXO »  Borisov heq dorë nga mandati i deputetit

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës përmes konferencave shkencore që organizon me personalitete të ndryshme të historisë nga trevat ku jetojnë shqiptarët në shtetet e Ballkanit jep kontribut në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtarë shqiptarë.

Kryetari i kësaj shoqate, Xhemaledin Salihu dhe profesorë i historisë në pension thotë se me gjithë rreziqet e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Luginën e Preshevës, një numër i madh personalitetesh që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare vazhdojnë të mbeten shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.

Rol të rëndësishëm për identitetin kombëtarë kanë edhe mediat në gjuhën shqipe, të cilat një nga qëllimet kryesore të ekzistimit kanë ruajtjen dhe promovimin e shkrimit e gjuhës si dhe prezantimin vizual të identitetit kulturorë shqiptarë.

Revista “Perspektiva” të cilën e publikon “Bashkësia Kulturore Shqiptare” në Bujanoc, që nga viti 2006 mbetet e vetmja media e shkruar periodike në gjuhën shqipe me 214 numra të botuar deri më tani.

Sevdail Hyseni, botues i kësaj reviste mendon se identiteti kulturor shqiptar në Serbi është në krizë zhvillimi në mungesë të përkujdesjes dhe përkrahjes nga institucionet komunale si dhe institucionet shtetërore.

“Ne e dimë se kultura është karakteristikë e veçantë e çdo etniteti, pa të cilën nuk mund të ketë zhvillim kulturorë e kombëtarë. Mjerisht, kultura shqiptare në Serbi është e privuar nga e drejta për të gëzuar një përkrahje më të madhe për zhvillimin e saj të mirëfilltë”, deklaroi Hyseni.

Rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturorë po japin edhe shoqëritë kulturore artistike përmes promovimit të valleve burimore, veshjeve dhe pjesëmarrjes nëpër festivale të ndryshme ballkanike po promovojnë një pjesë të kulturës shqiptare.

Me qilim të forcimit, ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përfaqësues të Këshilli Kombëtar Shqiptar janë duke planifikuar themelimin e një muzeu digjital ndërsa shoqatat joqeveritare dhe studiues kërkojnë mënyrën për themelimin e Institutit të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore Shqiptare sipas ligjeve në Serbi.

LEXO »  Biden inkurajon Vuçiqin për njohjen e Kosovës

Antrfile 2: Aktivitetet rinore bëhen përmes zyrave për të rinj të themeluar nga kuvendet komunale, shtëpitë e kulturës. Shumë të rinj njohuritë dhe profesionet e tyre i promovojnë edhe përmes aktiviteteve në nivelin rajonal.

Leoneta Abdyli, ka magjistruar në Fakultetin e Arteve-drejtimi pikturë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është e mendimit se kualiteti i jetës kulturore në Bujanoc është i zbehtë dhe ndryshon ngadalë. Ëndrrat e saja i realizon përmes pikturës duke lënë gjurmë në pëlhura dhe me pjesëmarrje në ekspozita rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë edhe pse ushtrojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në organet shtetërore, gjykata, polici dhe vetëqeverisjen lokale akoma nuk është arritur niveli i duhur ndërsa përdorimi i flamurit kombëtar si element unifikues dhe frymëzues identiteti mbetet i ndaluar sipas ligjeve në Serbi.

Ky artikull është shkruar nga Skender Saqipi- Bujanoc, për Vreme.rs dhe është publikuar në gjuhën shqipe dhe ate serbe

Lajme të ngjashme

Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi me kushte

Press Online

Haradinaj: Nuk kemi ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Osmanit për presidente

PressOnline.mk

Ushtarja britanike në Kaçanik të Kosovës, aty ku dyshohej për një varr masiv

Press Online

Vuçiqi garanton se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës vetëm deri më 2022

Press Online

Kurti kërkon njohjen nga Greqia

PressOnline.mk

Rama: Brenda 10 ditëve do të vijnë 50 mijë doza të vaksinës “Sputnik”

Press Online