Lidhu me ne

MAQEDONI

Në 27 komuna ka rënie të numrit të infektuarëve nga COVID-19

»

: Botuar më

Numri i të infektuarëve nga koronavirusi COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatë ditëve të fundit ka shënuar rënie për 11 për qind.
Në 27 komuna po shënohet zvogëlimi i rasteve të infektimeve të reja, në krahasim me dy javët e fundit, përcjell INA.

Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se në periudhën 7 – 13 dhjetor janë bërë vetëm 9.2% më pak teste në krahasim me javën e kaluar.

Megjithatë Shkupi vijon me numrin më të lartë të infektimeve, ku për një javë kanë rezultuar 2300 veta pozitiv me COVID-19, apo 41% nga numri i përgjithshëm.

Numri më i madh i infektimeve vijon të jenë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles, Manastir dhe Shtipi, numri më i madh i vdekjeve në Strugë, Shtip, Krushevë, Ohër dhe Prilep.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme