Lidhu me ne

TEKNOLOGJI

Prodhuesit e kamionëve zotohen për modele pa benzinë në Evropë nga 2040-a

»

: Botuar më

Shtatori regjistroi muajin e parë në histori në të cilin hibridët dhe veturat me rrymë bashkë tejkaluan shitjet e veturave dizelë në Evropë. Ka pak dyshim se ky trend do të zgjerohet në muajt dhe vitet në vijim, me kontinentin e vjetër që përgatitet për mobilitet pa emetime karboni deri kah mesi i shekullit. Disa nga prodhuesit më të mëdhenj të kamionëve janë pajtuar se edhe ky sektor do të vazhdojë pa emetime të dyoksidit të karbonit së shpejti.

Daimler, Scania, Man, Volvo, Daf, Iveco dhe Ford kanë nënshkruar një zotim për të ndaluar shitjen e veturave me djegie të brendshme deri kah viti 2040, një dekadë më herët se që ishte planifikuar fillimisht. Industria synon të shpenzojë mes 50 dhe 100 miliardë eurosh në zhvillimin e teknologjisë me hidrogjen e bateri.

“Për ta bërë këtë realitet, duhet të punojmë të gjithë bashkë”, ka thënë shefi ekzekutiv i Scanias, Henrik Henrkisson për “Financial Times”.

Industria e transportit të rëndë ndahet në dy segmente kryesore – bartjet brenda qyteteve dhe ato me distancë të madhe. I pari është më lehtë që të bëhet pa emetime, por i dyti më vështirë për shkak se modelet me bateri kanë telashe me distancat e gjata dhe mbushjen e baterive.

“Është baza e çdo shoqërie sot, por duhet ta kuptojmë se jemi shumë të varur nga motorët me djegie të brendshme për të transportuar mallra në çdo industri”, ka thënë profesori JOhan Rockstrom, drejtor i Institutit “Potsdam”. Kjo pritet të ndryshojë me forcimin e teknologjive të gjelbra.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme