SHOWBIZ

Rita Ora bëhet pjesë e jurisë së shout “The Voice Australia”

Këngëtarja 30-vjeçare, Rita Ora, do të udhëtojë drejt Australisë në vitin 2021, për t’u angazhuar në rolin e mentores së shout të famshëm muzikor “The Voice”.

Atje, ylli i muzikës pop do t’i shoqërojë në panel anëtarët e tjerë të jurisë së këtij talent shou, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

“Unë e adhuroj shoun ‘The Voice’ dhe e dua shumë Australinë, prandaj them se ky është një kombinim i krijuar në parajsë për mua”, citohet të ketë thënë Ora.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me prejardhje kosovare ka shërbyer në këtë rol, duke qene se në të kaluarën ajo ishte një prej mentorëve të shout “The Voice UK”.

“Meqë kam qenë mentore e këtij emisioni në Britani të Madhe, e di shumë mirë sa e rëndësishme është t’i ndihmosh këngëtarët e rinj të realizojnë ëndrrat e tyre. Mezi pres ta zbuloj superyllin e ardhshëm të Australisë”, ka deklaruar tutje këngëtarja.

E njohur për energjinë pozitive, talentin në këndim por edhe njohuritë e përgjithshme për muzikën, Rita Ora, tashmë ka krijuar eksperiencë si prezantuese e emisioneve të ndryshme televizive. Ajo ka qenë pjesë e panelit të “The Voice UK” në vitin 2015. Në të njëjtin vit shërbeu si anëtare e jurisë së talent shout muzikor “The X Factor”, konkurrentja e së cilës, Louisa Johnson, edhe e fitoi këtë garë. Në vitin 2016, Ora e prezantoi emisionin e njohur të modës në Shtetet e Bashkuara, “America’s Next Top Model”, dhe në janar të këtij viti ajo shërbeu në rolin e anëtares së jurisë së shout “The Masked Singer” në Britani të Madhe.

LEXO »  Jim Belushi ka një kërkesë të veçantë për fansat e tij shqiptarë

Lajme të ngjashme

Rita Ora mahnitet me muralin e saj në Ferizaj

PressOnline.mk

Taraku thirrje Kurtit: Dashtë Zoti i ke prioritet spitalet dhe rritjen e pensioneve

PressOnline.mk

Michelle Obama po mendon të tërhiqet nga jeta publike

Press Online

Gold AG: Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshtin për xhaminë

PressOnline.mk

Harry Styles në lidhje me aktoren Olivia Wilde

Press Online

Dua Lipa është duke u bërë gati për t’i hyrë botës së filmit

Press Online