Lidhu me ne

RAJON

Sandër Lleshaj tregon pse mijëra të rinj protestuan kundër tij

»

: Botuar më

Është data 8 dhjetor 2020. Dita e rinisë do të përgjakej nga dy krisma në mesnatë. Një polic qëllon mbi të riun 25 vjeçar, Klodian Rasha, duke i marrë jetën. Të nesërmen me qindra qytetarë dolën në protesta ku kërkonin largimin e Ministrit të Brendshëm.

“Nisi për një cështje të drejtë, vrasjen e një djali të ri dhe degjeneroi shpejt një protestë kundër gjithçkaje, jo kundër meje, një persistencë për ti rënë shtetit. Protesta të kësja natyre i kontribuojnë këtij qëndrimi antishqiptar” u shpreh Ministri i Brenshëm në detyrë Sandër Lleshaj.

“Lleshaj respektoi standartin që e kemi sjellë ne socialistët me dorëheqjen e tij. Tregoi përgjegjshmëri” u shpreh Zv. Kryeministri Erion Braçe.
“E vlerësoj, akt moral përgjegjshmërie, edhe akt politik” u shpreh Luan Rama, ish- Minister i Brendshëm.
Sandër Lleshaj është ministri i fundit që ju desh të jepte dorëheqjen pas ngjarjes së ndodhur.

“Dorëheqja reflektim ndaj 2 faktorëve. Vdekja e padrejtë ndaj djalit të ri, dhe akuzat mosntruoze që u munduan të ngrenë gishtin e akuzës kundër meje dhe të ngrenë dorën e goditjes kundër policisë” u shpreh Sandër Lleshaj, Ministër Brendshëm në detyrë.
Lleshaj vinte nga radhët e ushtrisë dhe shpesh quhej gjeneral në Policinë e Shtetit. Afrimi i tij me Partinë Socialiste, u ngjiz që në vitin 2012, kur emri i tij u përkrah nga shkrimtarit Ismail Kadare, si një kandidaturë për postin e presidentit të Republikës.

Pas këtij momenti, Lleshaj, i cili ishte edhe zv.shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, përplaset dhe me qeverinë e PD-së, posaçërisht me krerët e ministrisë së Mbrojtjes.

Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Sandër Lleshaj punon për disa vite si këshilltar i sigurisë pranë Kryeministër, deri në 23 Nëntor 2018, kur merr postin e Ministrit të Brendshëm./Tch/

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme