SPORT
Tottenhami në garë për Barriosin

Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Zenitit, kolumbianit Wilmar Barrios.
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e sheh 27-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe po synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Tottenhami është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij, por duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Milanit e Newcastlet.
Barrios iu bashkua Zenitit në fillim të këtij viti nga Boca Juniorsi dhe ka zhvilluar 22 ndeshje me ekipin nga Rusia, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA